Tom Holland u shfaq në Leicester Square të Londrës për premierën e filmit “The Odyssey” dhe fansat vunë re një detaj interesant në kostumin e tij.
Aktori aktualisht po promovon filmin e ri nga regjisori Christopher Nolan, i cili pati premierën botërore të dielën, më 6 korrik, ndërsa është planifikuar të dalë në kinema më 17 korrik.
Edhe pse Holland tërhoqi vëmendjen me kostumin e tij elegant të zi, një detaj i veçantë u gjet në modelin me vija të pëlhurës. Konkretisht, kostumi kishte të qëndisur kodin Morse.
Mesazhi i fshehur lexonte titullin e filmit “The Odyssey”, por edhe shkronjat “G&H”, si një homazh për brendin Gieves & Hawkes, i cila i bëri kostumin.
Holland foli së fundmi për punën me Christopher Nolan dhe pranoi se fillimi i xhirimeve nuk ishte i lehtë për të. Aktori tha se gjatë ditës së tij të parë në shesh xhirimi, mendonte se regjisori nuk ishte i kënaqur me aktrimin e tij.
Kjo ndjenjë lindi gjatë xhirimit të një skene emocionale me bashkë-yllin John Bernthal.
“Mendoj se dita e parë e xhirimeve ishte ndoshta një nga përvojat më të frikshme të karrierës sime”, tha aktori për Fandango. Holland shpjegoi se gjatë xhirimeve, Nolan papritmas bërtiste “ndërprite”, gjë që i bëri atë dhe Bernthal të mendonin se po bënin diçka të gabuar.
