KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rritet fluksi në pikat kufitare, pritje mbi 3 orë në Merdar

Rritet fluksi në pikat kufitare, pritje mbi 3 orë në Merdar

Me afrimin e festave të fundvitit dhe zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar kolona dhe pritje më të gjata në disa prej tyre.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:15 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Merdar, ku për hyrje të automjeteve pritjet arrijnë mbi 3 orë, ndërsa në dalje pritjet janë më të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje prej 30 deri në 40 minuta në hyrje, ku është krijuar edhe kolonë automjetesh rreth 150 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Në pikat tjera kufitare si Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet për automjete janë më të shkurtra, kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të theksuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi dhe të planifikojnë udhëtimet për të shmangur pritjet e gjata. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.