KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, dy kandidatë të Aleancës kanë siguruar ulëset e deputetëve pas tërheqjes së Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt nga pranimi i mandatit.

Në vend të Ardian Gjinit, mandatin e deputetit do ta marrë Bekë Berisha, i cili në listën e kandidatëve të Aleancës ka qenë i pesti për nga numri i votave.

Berisha ka marrë gjithsej 22 mijë e 443 vota nga qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndërsa në vend të Daut Haradinajt, ulësen në Kuvend do ta marrë Burim Ramadani, i cili ka qenë kandidati i radhës me numrin më të lartë të votave në listën e këtij subjekti.

Ramadani ka marrë 20 mijë e 101 vota.

Në listën e kandidatëve të AAK-së, rezultatet kryesore të votave ishin:

Ardian Gjini – 44 mijë e 781 vota

Ramush Haradinaj – 40 mijë e 581 vota

Daut Haradinaj – 31 mijë e 48 vota

Besnik Tahiri – 27 mijë e 275 vota

Bekë Berisha – 22 mijë e 443 vota

Burim Ramadani – 20 mijë e 101 vota

Me këto ndryshime, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.