KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Siljanovska-Davkova: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe

Siljanovska-Davkova: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci, raporton “Anadolu Agency”.

Siljanovska-Davkova, para Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, theksoi rëndësinë e paqes në Evropë.

“Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci”, tha presidentja Davkova.

Samiti dyditor në Ankara, i organizuar nga Turqia, filloi dje me pjesëmarrjen e liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidenten maqedonase.

Pritet që ky Samit të dërgojë një mesazh uniteti dhe solidariteti mes aleatëve, pavarësisht tensioneve të fundit në marrëdhëniet transatlantike.

Temë kryesore e takimit është ndërtimi i vizionit “NATO 3.0”, sipas të cilit pritet që Evropa të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen konvencionale, ndërsa SHBA-ja të rishikojë praninë e saj ushtarake në kontinent.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.