KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aurora Rrusta me dedikim të veçantë për Kushtrim Kelanin: Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar

Aurora Rrusta me dedikim të veçantë për Kushtrim Kelanin: Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar partnerin e saj, Kushtrim Kelani, në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në InstaStory, Aurora publikoi një fotografi romantike ku shfaqet pranë Kushtrimit, teksa të dy duken të lumtur duke shijuar një moment së bashku në perëndim të diellit.

Krahas imazhit, ajo i kushtoi një mesazh të ndjerë partnerit të saj, me të cilën është prej disa muajsh.

Foto: Instagram

“Kur gjen një dashuri të papritur, ruaje. Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar”, tha ajo.

Çifti u njoh gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa lidhjen e tyre e njoftuan pas përfundimit të formatit.

Që atëherë, ata kanë ndarë me ndjekësit momente të shumta nga përditshmëria e tyre, duke mos i kursyer dedikimet romantike në rrjetet sociale.

Sido që të jetë, të njëjtit tani janë në çdo moment bashkë, edhe në projektet e tyre profesionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.