KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho synon yllin e Napolit për ta përforcuar mesfushën e Real Madridit

Mourinho synon yllin e Napolit për ta përforcuar mesfushën e Real Madridit

Sipas gazetarit Nicolo Schira, trajneri Jose Mourinho po e monitoron nga afër mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës.

Portugezi e njeh shumë mirë skocezin nga koha kur punuan bashkë te Manchester United dhe ka kërkuar informacione mbi mundësinë e transferimit të tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Megjithatë, situata nuk duket e lehtë për madrilenët. Prioriteti i McTominayt është të vazhdojë karrierën te Napoli, ku klubi italian po përgatit një kontratë të re deri në vitin 2030 me rritje të ndjeshme page.

Futbollisti ka refuzuar gjithashtu oferta shumë të pasura nga Arabia Saudite.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi po kalon një verë shumë aktive në tregun e transferimeve. Klubi ka nisur një proces rindërtimi të skuadrës pas një sezoni nën pritshmëri, me fokus të veçantë te përforcimi i mbrojtjes dhe mesfushës.

Sipas raportimeve të fundit, madrilenët kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez Denzel Dumfries nga Inter, duke i shtuar konkurrencë repartit defensiv.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Mourinho dëshiron të shtojë një mesfushor qendror të nivelit të lartë, por çdo lëvizje e madhe do të varet edhe nga largimet e mundshme nga skuadra.

Aurelien Tchouameni është përmendur vazhdimisht si opsion largimi nga ‘Los Blancos’, megjithëse deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për largimin e tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.