KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump nga Samiti i NATO-s kërcënon të tërheqë të gjithë trupat amerikane nga Evropa

Trump nga Samiti i NATO-s kërcënon të tërheqë të gjithë trupat amerikane nga Evropa

Donald Trump ka thënë përsëri se do të donte të merrte kontrollin e Grenlandës dhe paralajmëroi se “mund” të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Evropa, ndërsa ndodhet në Turqi për një Samit me udhëheqësit e NATO-s.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu politikat e aleatëve evropianë mbi energjinë dhe imigracionin.

Ai i bëri komentet ndërsa fliste me gazetarët, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, shkruan skynews.

Trump u pyet në lidhje me Grenlandën.

Ai tha se një mosmarrëveshje mbi pronësinë e territorit – i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, një anëtare tjetër e NATO-s – kishte “dëmtuar marrëdhënien e tij me NATO-n”.

“Danimarka nuk shpenzon para për të ndihmuar vërtet Grenlandën, por është një pjesë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe është e rrethuar nga anije kineze dhe anije ruse”, deklaroi Trump.

“Ishte Grenlanda ajo që, sipas mendimit tim – dhe vazhdon të jetë – që duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka. Dhe kur ata nuk do të pajtoheshin me këtë, dhe me të gjitha paratë që shpenzojmë për t’i ndihmuar ata me Rusinë, nuk kemi nevojë të shpenzojmë asnjë para, ne mund t’i largojmë të gjithë ushtarët tanë nga Evropa, sepse, siç ndoshta e keni vënë re, Evropa është një vend shumë i ndryshëm nga sa ishte 20 vjet më parë, shumë i ndryshëm, shumë i ndryshëm, shumë i ndryshëm, dhe ata më mirë të jenë të kujdesshëm me imigracionin dhe energjinë. Nëse ata nuk janë të kujdesshëm me këto dy gjëra, nuk do të keni më një Evropë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.