KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me javë më vdekjeprurëse

Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me javë më vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse”, me një tjetër valë të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik.

Temperaturat në Portugali dhe Spanjën jugore pritet të rriten në 43 gradë Celsius në ditët në vijim.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge zhvilloi një telefonatë emergjente me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, Komisionin Evropian dhe grupet e shoqërisë civile për të diskutuar mësimet nga vala e fundit e të nxehtit dhe përgatitjet për atë të radhës.

Kluge tha në një deklaratë se vendet me plane veprimi reaguan më shpejt dhe mbrojtën më mirë popullsinë e tyre gjatë valës së të nxehtit të qershorit.

Megjithatë, ai tha se më pak se gjysma e shteteve anëtare evropiane të OBSH-së kishin një plan të tillë në vend.

Ekspertët kanë thënë se vala e të nxehtit e 20-28 qershorit ishte më e rënda e regjistruar në Evropë, duke shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor.

Nxehtësia ekstreme pothuajse me siguri u shkaktua nga ndryshimet klimatike, thanë shkencëtarët.

Franca, Holanda dhe Belgjika regjistruan 3,700 vdekje shtesë, me autoritetet që paralajmërojnë se numrat janë paraprakë dhe mund të rriten.

Temperaturat arritën 40 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës gjatë valës së të nxehtit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.