KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Seno Fishta u bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP Albania 5

Seno Fishta u bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP Albania 5

Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, i bashkohet grupit të banorëve, duke sjellë një kombinim të energjisë rinore dhe një histori personale të thellë.

I lindur në Shkodër, ai e përshkruan veten si “delja e zezë” e familjes, duke treguar se gjithmonë ka vepruar kundër rrymës dhe pritshmërive të zakonshme.

Seno është një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar podcastin e tij, “Na shkoi jeta rrefishat”, ku diskuton pasionin për futbollin dhe temat e tjera që e lidhin me komunitetin dhe shoqërinë.

BBVA/YouTube

Një moment vendimtar në jetën e tij lidhet me një periudhë të vështirë për familjen, kur nëna e tij u shtrua në spital në Francë për një ndërhyrje koronare.

Përvojat e kësaj periudhe e kanë detyruar të reflektojë thellësisht mbi zgjedhjet e tij dhe drejtimin e jetës, duke krijuar një pasqyrë emocionale që pritet të sjellë brenda shtëpisë së BBVA 5.

Prania e Senos premton të shtojë dinamika të rinj dhe momente të thella emocionale në këtë sezon, duke kombinuar freskinë e moshës me histori që prekin publikun. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.