E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka shprehur mbështetje yllit portugez pasi humbi mundësinë për të fituar titullin e kampionit të botës.
Shpresat e Portugalisë u shuan të hënën, kur u mposht 1:0 nga Spanja.
Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga fusha me lot në sy pasi Mikel Merino shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Dallas.
Foto: Instagram
Menjëherë pas ndeshjes, Georgina publikoi në Instagram një postim të Nike, një prej sponsorëve afatgjatë të Ronaldos.
Në imazh shfaqej profili i Ronaldos me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon” së bashku me logon karakteristike të Nike.
Georgina, e cila ndiqet nga 74.7 milionë persona në Instagram, postimit i shtoi një ’emoji’ zemre të kuqe.
Pas përfundimit të turneut, Ronaldo u pa duke qarë në fushë, teksa kamerat e mediave e fokusuan gjatë.
Pamjet e lotëve të tij u bënë virale dhe prekën tifozët e futbollit në mbarë botën.
Shumë e kanë interpretuar këtë moment si fundin e një epoke në futboll dhe si një sinjal se Ronaldo mund t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren portugeze, për të cilën ka zhvilluar 233 ndeshje dhe ka shënuar 146 gola, të dyja rekorde historike. /Telegrafi/
