Një përleshje ka ndodhur sot në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës Enis Pllana, i cili tha se dy prej tyre dyshohet se janë therur me thikë.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mprehtë)”, ka deklaruar Pllana.
Ai shtoi se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
