KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarrvënie në Podujevë – digjen rreth 42 ari me grurë

Zjarrvënie në Podujevë – digjen rreth 42 ari me grurë

Në orët e pasdites, rreth orës 15:52, në Podujevë është raportuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 42 ari të mbjellë me grurë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e djegies së disa mbeturinave në afërsi të arës, gjë që më pas ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në të mbjellat.

Me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti dhe hetimet lidhur me shkakun dhe rrethanat e incidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.