KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në flagrancë një person për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohet në flagrancë një person për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” gjatë një operacioni të zhvilluar nga njësitet e Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u realizua me sukses pasi zyrtarët policorë identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.

I dyshuari është një mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.