Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë të dhëna që tregojnë se rusët po përgatiten për një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës.
“Përsëri, ne kemi të dhëna të inteligjencës mbi rusët që përgatiten për një sulm të ri masiv. Kjo është në frymën e Putinit – menjëherë pas Ditës së Pavarësisë Amerikane dhe para samitit të NATO-s në Ankara. Rusia dëshiron të shtojë më shumë të keqe dhe të vrasë njerëz. Ju lutemi kujdesuni për veten tuaj, kushtojini vëmendje paralajmërimeve për sulme ajrore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Zelensky iu drejtua veçmas partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës me një thirrje për të mos vonuar raketat e mbrojtjes ajrore: “Çdo vonesë me raketat për mbrojtjen tonë ajrore, me raketat për Patriotët, kushton jetë dhe inkurajon Rusinë të vazhdojë luftën”.
Ai deklaroi se bota ka sasinë dhe cilësinë e nevojshme të mbrojtjes ajrore: “Vendimet tuaja janë të nevojshme për mbrojtjen e vërtetë të jetës në Ukrainë. Dhe mbi të gjitha, ky është, sigurisht, vendimi i Amerikës, vendimi i të fortëve në Evropë dhe në botë”.
Zelensky bëri thirrje për vendimmarrje aktive dhe shtoi se “raketat Patriot nuk janë të nevojshme në depo tani, por në bateritë Patriot, në Ukrainë”. /Telegrafi/
