KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Islami: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë

​Islami: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë

Njohësi i fushës së sigurisë, Avi Islami, ka vlerësuar se deklaratat e fundit nga zyrtarë dhe figura politike në Serbi tregojnë se qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

Islami kujtoi deklarimet e mëhershme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për pritjen e “rrethanave të favorshme” për ndërhyrje në Kosovë, duke shtuar se edhe politikanë si Vojislav Sheshel vazhdojnë me retorikë të ashpër dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve.

Sipas Islamit, pavarësisht dallimeve politike në Serbi, ekziston një qasje e përbashkët ndaj çështjes së Kosovës.

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke shtuar se ruajtja e një balance ushtarake është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Prandaj, ne duhet të forcohemi maksimalisht në fushën e sigurisë, duke fuqizuar Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë e vendit tonë. Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”, shkruan ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.