KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dukagjini Center vishet me ngjyrat e flamurit amerikan për 250-vjetorin e pavarësisë

Dukagjini Center vishet me ngjyrat e flamurit amerikan për 250-vjetorin e pavarësisë

Ndërtesa Dukagjini Center në Prishtinë është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardhë dhe kaltër të flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë nderimi për 250-vjetorin e pavarësisë.

Ndriçimi simbolik u realizua në kuadër të festimeve për 4 korrikun, duke iu bashkuar aktiviteteve që shënojnë një nga përvjetorët më të rëndësishëm në historinë e SHBA-së.

Me këtë gjest simbolik, u përcoll mesazhi i miqësisë së ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe i vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit strategjik.

Dukagjini Center iu bashkua kështu institucioneve dhe objekteve të tjera në Kosovë që u ndriçuan me ngjyrat e flamurit amerikan për të shënuar këtë jubile historik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.