KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia zbulon rast të vjedhjes së pyllit në Kaçanik, konfiskohen tre motosharra

Policia zbulon rast të vjedhjes së pyllit në Kaçanik, konfiskohen tre motosharra

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aktiviteteve operative për mbrojtjen e pyjeve në rajonin e Kaçanikut ka trajtuar një rast të dyshuar të vjedhjes së pyllit.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë hasur një automjet tip “pick-up” me targa vendore, ku një i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.

Policia bëri të ditur se gjatë veprimeve në vendngjarje janë identifikuar edhe dy automjete të tjera tip “pick-up” me targa vendore, drejtuesit e të cilëve posedonin motosharra. Edhe në këto raste automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar.

Po ashtu, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, pasi automjetet drejtoheshin me regjistrim të skaduar.

Policia e Kosovës ka theksuar se aktivitetet për mbrojtjen e pyjeve do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të prerjeve të paligjshme dhe mbrojtjes së pasurisë pyjore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.