Close Menu
    What's Hot

    Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

    December 21, 2025

    Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

    December 21, 2025

    Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan
    • Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
    • Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës
    • Para se të fillonte loja, Vëllai i Madh sfidoi banorët për biletat e fatit
    • Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
    • Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5
    • Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit
    • Angelo Haruni, Selin Bollati dhe Armir Tola banorët e radhës në BBVA 5
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»LEXO

    Rritja e pagës minimale, zgjidhje e vonuar apo vendim i nxituar?

    korrektpressBy korrektpressDecember 20, 2025 LEXO 5 Mins Read
    Rritja e pagës minimale, zgjidhje e vonuar apo vendim i nxituar?
    Rritja e pagës minimale, zgjidhje e vonuar apo vendim i nxituar?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për herë të parë në shtetin e Kosovës, tri vjet pas pavarësisë, u miratua një ligj që përcaktonte pagën minimale. Atëherë, u krijuan dy nivele, nën moshën 35 vjeç, paga ishte 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë u caktua si pagë minimale shuma prej 170 eurosh.

    Kjo çështje nuk u prek për më shumë se një dekadë. Në korrik 2023, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj të ri për pagën minimale e ngriti në 350 euro.

    Tash, pas gati dy vite e gjysmë, i njëjti kryeministër por kësaj radhe në detyrë, Albin Kurti mori një vendim tjetër; që paga minimale të rritet në dy faza, nga 1 janari të rritet në 425 euro, kurse nga 1 korriku në 500 euro.

    Këtë vendim, qytetarët po e mirëpresin.

    “Shumë mirë qenka bërë, sepse keq kanë qenë punët, më mirë është tash. Besoj se në të ardhmen edhe më mirë, i rritin serish…Mjaftueshëm nuk është, por qysh ka qenë, nuk është keq, ka mundësi të rritet edhe më shumë”, thotë Fatmir Limani.

    “Lajm i mirë është që rritet…Më e madhe ish dashtë me qenë, sepse çmimet e larta shumë…Çdo rritje sado e vogël ndihmon tek popullata”, thotë një qytetar tjetër.

    “Mirë është, pasi shtrenjtimit e mëdha…Por dashtë zoti i mban fjalët, pa i marrë badihava, pasi nuk i mban fjalët…por e mjaftueshme nuk është, çfarë çmime, 2 euro një kafe, nuk mjafton”, thotë Sabit Rexha.

    Megjithatë, bizneset dhe ekspertët e ekonomisë e kritikojnë vendimin, duke e cilësuar si të nxituar dhe pa konsultime të mjaftueshme. Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e sheh këtë rritje si një vendim politik në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se qeveria në detyrë nuk ka legjitimitet të plotë për vendime të tilla afatgjata.

    “Është plotësisht fushata dhe ne kemi qenë kundër, kemi marrë pjesë në takim dhe jemi plotësisht kundër. Kemi kërkuar që qeveria duhet me qenë funksionale e plotë, për të dalë një vendim i tillë, e jo të merret në këtë periudhë, ku edhe qeveria është qeveri në detyre, ministrat shumica prej tyre janë bërë deputet, nuk ka asnjë logjike. Periudha kur po merret ky vendim është kohë që po behet puro për fushatë politike”, thotë Ahmeti.

    Ekspertët paralajmërojnë edhe për rreziqe të tjera. Ekonomisti Naim Huruglica thotë se rritja mund të shtyjë disa biznese drejt informalitetit, duke mos deklaruar pagat e punëtorëve.

    “Me folë në realitet nga gjendja në tregun e punës, mund të them se shumica e sektorëve industrial ose sektorët ku kosovaret punojnë tani pagë minimale nuk ka nër 500 euro, pagë reale. Mirëpo, nëse rritja vërtetë është bërë në momentin e fundit mund të interpretohet pse është prit të bëhet tash, por nuk është bërë më herët…Paga minimale edhe kur caktohet në mënyrë ligjore, nuk do të thotë që ka me pas një ndikim direkt në përcaktimin e çmimit të tregut të punës, sepse çmimi i punës veç ka ik më lartë seç është ai. Ekziston vetëm një rrezik, nëse ka diku që paguhen njerëzit më pak mund t’i fus në informalitet”, thekson Huruglica.

    Pronari i InfoTech Corporation L.L.C, Nazif Zylfiu, shprehet i shqetësuar për rritjen e pagës minimale.

    Zylfiu thotë se vendimi për pagën minimale është marrë pa analizë të detajuar të kushteve të biznesit privat. Ai thekson se disa kompani nuk mund ta përballojnë këtë rritje, duke pasur parasysh qarkullimin financiar dhe kapacitetet e tjera operative.

    “Ne si biznes i teknologjisë informative, mendojmë se ky propozim, apo vendim të cilin ende nuk e dimë sa është korrekt, por për të vendosur për çështjen e pagës minimale duhet analizuar kushtet e bizneseve, po flas për ato private, në çfarë niveli janë, a mund të rritet apo ka rreziqe të shumta. Ka biznese që nuk mund të përballojnë këtë pagë minimale, edhe qarkullimi dhe çështjet tjera janë ën pamundësi të kësaj. Por, edhe çështja e pagës minimale do të zgjidhej në një diskutim të mirëfilltë me biznese dhe jo ad-hoc siç është propozuar në këtë rast”, thotë Zylfiu.

    Por, ndryshe nga bizneset, përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat mendojnë që kjo rritje do të duhej të ishte edhe më e madhe. Kryetari i Sindikatës se Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se paga minimale e propozuar nuk e përballon koston reale të jetesës.

    “Në një takim që e kemi mbajtur së fundi si këshill ekonomiko social me ministrin Murati, kërkesa ime ka qenë që paga minimale duhet të jetë 600 euro, por ai ka dalë me propozimin e tij që duhet të jetë 500 euro dhe me këtë propozim ka shkuar në qeveri të Kosovës…Sot paga minimale nëse marrim koston e shpenzimeve për katër anëtar të një familje, atëherë çdo gjë që mbetet nën 800 euro paga minimale nuk i mbulon shpenzimet…Kemi telashe, sepse edhe në të kaluarën, kur u mor vendim që paga minimale të jetë 350 euro ajo edhe sot nuk po zbatohet”, thotë Azemi.

    Vendimi për rritje të pagës minimale sipas kryeministrit, prek rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat./KosovaPress

    TË TJERA

    Rasti i ryshfetit: Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve

    Reagon mbrojtja e Fadil Ismajlit: Ish-ministri veproi në mirëbesim dhe ndoqi rrugën ligjore të kompensimit

    Tre orë protestë e përplasje para kryeministrisë në Shqipëri, shoqërohen në polici 4 aktivistë

    Pritjet e bashkatdhetarëve në kufirin e Kroacisë, Sveçla bisedon me homologun Bozinoviq

    Pritje të gjata në kufirin kroat, Sveçla bisedon me homologun kroat

    Reperja kontroverse kritikohet për fustanin transparent në premierë për fëmijë

    Arrestohet në Vushtrri personi i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

    LEXO GJITHASHTU

    Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

    December 21, 2025

    Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

    December 21, 2025

    Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës

    December 21, 2025

    Para se të fillonte loja, Vëllai i Madh sfidoi banorët për biletat e fatit

    December 21, 2025
    TË TJERA

    Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë

    December 21, 2025

    Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5

    December 21, 2025

    Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.