KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Si ja nisi Visar Bekaj në portë – hapat e parë të Ramiz Sadiku

Si ja nisi Visar Bekaj në portë – hapat e parë të Ramiz Sadiku

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili ndau rrëfime të sinqerta nga rrugëtimi i tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Bekaj fillimisht zbuloi se si dashuria e tij për portën filloi qysh në mahallë, për të vazhduar pastaj në mënyrë profesionale te klubi i Ramiz Sadikut.

“Me thënë të drejtën tash, ne kemi luajtur në mahallë secili edhe tash 3-4 vite mund të them, unë isha portier gjithmonë dhe gjuhesha në beton, domethënë aty e vërejta që nuk jam për lojtar”.

“I bëra 6 vite dhe tash doja të shkoja diku të ushtroja dhe vendosa të shkoja te Ramiz Sadiku, më afër shtëpisë”.

“Vëllau im Dardani ka luajtur në Ramiz Sadik. Unë hyra lojtar në fillim, një stërvitje, dy stërvitje, e shihja që nganjëherë nuk ma pasonin topin, si fëmijë ndoshta këtë e kam menduar, thashë po hyj portier më mirë”, ka rrëfyer Bekaj mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.