I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Një nga momentet më interesante të bisedës ishte rrëfimi se si njëri nga drejtuesit e klubit e befasoi, duke ia rritur pagën edhe pse marrëveshja fillestare ishte për një shumë më të ulët.
Zejnullahu e cilësoi këtë si një gjest që i dha motiv shtesë dhe dëshmoi vlerësimin që klubi kishte për kontributin e tij.
Ai zbuloi gjithashtu prapaskenat e kalimit të mundshëm te Prishtina, duke treguar se gjithçka u mbyll brenda vetëm 10 minutave me Afrim Muçiçin.
Sipas tij, biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe profesionale, duke treguar se në futboll, ndonjëherë vendimet më të mëdha merren shumë shpejt.
Në një pjesë tjetër të rrëfimit, Zejnullahu u ndal te talentët që ka parë ndër vite, duke veçuar Milot Rashicën, për të cilin tha se nuk kishte parë talent të tillë që në moshën 15-vjeçare.
Ai theksoi se Rashica ishte i veçantë që herët dhe se ishte e qartë se do të arrinte nivele të larta.
Zejnullahu analizoi edhe kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar progresin e madh të bërë ndër vite.
Sipas tij, Kosova ka ecur shumë përpara, ndërsa i atribuoi merita të mëdha edhe trajnerit Franco Foda, për mënyrën se si ka ndërtuar ekipin dhe ka rritur konkurrencën brenda grupit të lojtarëve.
Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com