KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Flakët “përpijnë” malin e Shëngjinit

Flakët “përpijnë” malin e Shëngjinit

Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, mbrëmjen e kësaj të premteje, 3 korrik, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Tv Klan raporton se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë, që ka favorizuar avancimin e zjarrit në zonë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre. Policia ka shoqëruar një person, si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë një person është lënduar nga shpërthimi i monicioneve.

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.