KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës

​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës

Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Pas intervistimit fillestar, automjeti u dërgua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u gjetën 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total u evidentuan 23,500 euro mjete monetare të padeklaruara.

Dogana bëri të ditur se personi posedonte dokumente që dëshmonin prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone dhe një dëshmi të tërheqjes bankare.

Rasti iu referua Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme. Meqenëse burimi i mjeteve ishte i dokumentuar, autoritetet vendosën të ndalin 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujtoi se çdo person që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare.

Dogana theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe forcimin e kontrolleve kufitare për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe luftimin e pastrimit të parave. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.