KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI në Prizren

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit “Opel Vivaro” për nevojat e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Prizren.

Sipas KBI-së, automjeti do të përdoret për bartjen e kufomave.

Donacioni u pranua nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, i cili falënderoi Perollin për bujarinë dhe kontributin e tij.

Nga KBI-ja u vlerësua se ky donacion do t’i shërbejë veprimtarisë së institucionit dhe komunitetit në përgjithësi.

“Bashkësia Islame shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për z. Perollin, duke e lutur Allahun që dhuruesin ta shpërblejë me të mira në pasuri, familje, shëndet e çdo të mirë. Allahu ia pranoftë këtë vepër si sadaka të vazhdueshme ( sadaka xharije)”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.