KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja, thonë nga partia në pushtet, VLEN.

Ata theksojnë se kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme.

“Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë sistemi i parë i këtij lloji në Ballkan. Rezultatet nuk ndalen vetëm te modernizimi teknologjik. Në dy vitet e fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa këtë vit pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3,5 milionë, duke konfirmuar se politikat e reja po e forcojnë pozitën e vendit si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon. VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja matet me rezultate, jo me retorikë. Çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe të lidhur më mirë me Evropën dhe botën”, thuhet në njoftimin e partisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.