KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projektbuxheti për vitin 2027 parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e koeficientit të pagave.

Në një konferencë për media, Murati deklaroi se nga 1 korriku 2027, koeficienti i pagave për punonjësit që marrin paga nga buxheti i shtetit do të rritet nga 110 në 120.

“Nga data 1 korrik 2027, punonjësve që marrin paga nga sektori publik, koeficienti i pagave nga 110 u bëhet 120”, deklaroi Murati.

Këto masa janë pjesë e projektbuxhetit për vitin 2027, të cilin Qeveria e Kosovës e ka prezantuar me vlerë të përgjithshme prej 4.27 miliardë eurosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.