KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës nis lirimin e pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri” për realizimin e projektit infrastrukturor

Komuna e Prishtinës nis lirimin e pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri” për realizimin e projektit infrastrukturor

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar procesi i lirimit të pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri”, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e një projekti infrastrukturor në këtë zonë.

Sipas njoftimit, procesi po realizohet në bashkërendim ndërmjet Drejtorisë së Pronës dhe Drejtorisë së Inspekcionit.

“Ka filluar procesi i lirimit të pronës komunale në rrugën ‘Bajram Bahtiri’, në bashkërendim ndërmjet Drejtorisë së Pronës dhe Drejtorisë së Inspekcionit, me qëllim mundësimin e realizimit të projektit infrastrukturor në këtë zonë”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje me vendimet e Drejtorisë së Pronës dhe legjislacionin në fuqi.

“Procesi po zhvillohet në përputhje me vendimet e Drejtorisë së Pronës dhe legjislacionin në fuqi, duke siguruar mbrojtjen e pronës komunale dhe krijimin e kushteve për zbatimin e projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve”, theksohet më tej në reagim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.