KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raphinha rikthehet në stërvitje me Brazilin

Raphinha rikthehet në stërvitje me Brazilin

Brazili ka marrë një lajm inkurajues në këtë moment kur po zhvillohet faza eliminatore e Kupës së Botës 2026. Sulmuesi Raphinha është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Haitit në fazën e grupeve.

29-vjeçari, i cili dëmtoi këmbën e djathtë gjatë sfidës së dytë të Grupit C, zhvilloi të martën një seancë të lehtë stërvitore, sipas ESPN.

Rikthimi i tij në fushë është një sinjal pozitiv për stafin teknik të Brazilit, megjithëse ai ende nuk është stërvitur me intensitet të plotë.

Pavarësisht progresit në rikuperim, aktivizimi i tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë mbetet i paqartë. Stafi mjekësor do ta vlerësojë gjendjen e sulmuesit edhe në ditët në vijim, përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Brazili do të përballet me Norvegjinë të dielën në një të tetën e finales së Kupës së Botës, me takimin që nis në orën 22:00.

Pak ditë më parë, Raphinha kishte deklaruar se do të bënte gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt nga lëndimi dhe për të qenë në dispozicion të ekipit në ndeshjet vendimtare të turneut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.