KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në Mitrovicë nënshkruhen 100 kontrata për punë praktike me pagesë për të rinjtë

Në Mitrovicë nënshkruhen 100 kontrata për punë praktike me pagesë për të rinjtë

Në Komunën e Mitrovicës janë nënshkruar 100 kontrata për punë praktike me pagesë, të dedikuara për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka theksuar se kjo nismë u ofron të rinjve mundësi të parë të përfshirjes në tregun e punës dhe zhvillimit profesional.

“100 kontrata, 100 mundësi, për 100 të rinj. Sot nënshkruam 100 kontrata për punë praktike me pagesë për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç”, ka bërë të ditur Peci.

Ai ka shtuar se për shumë prej të rinjve kjo përvojë përbën hapin e parë drejt njohjes me institucionet publike dhe zhvillimit profesional.

“Për shumë prej tyre, kjo është përvoja e parë në një vend pune, hapi i parë drejt një mundësie për të mësuar e për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të parë nga afër se si funksionojnë institucionet publike”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari Peci u ka uruar suksese pjesëmarrësve në këtë program praktik.

“Suksese secilit prej jush! Mësoni sa më shumë dhe shijojeni këtë rrugëtim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.