KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas Dalipit, Zvicra mund ta humbasë edhe Krasniqin

Pas Dalipit, Zvicra mund ta humbasë edhe Krasniqin

Largimi i talenteve nga grupmoshat e reja të Zvicrës duket se nuk ka të ndalur.

Derisa pak më parë, 20-vjeçari Lutfi Dalipi njoftoi se nuk do të përfaqësojë Zvicrën ndërkombëtarisht, duket se rrugës së tij po shkon edhe një tjetër shqiptaro-zviceran – Samuel Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Dy mesfushorët, përkatësisht te Vaduz dhe Grasshoppers, duket se janë pranë zgjedhjes për të përfaqësuar Kosovën ose Shqipërinë.

Dalipi, i cili këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 12 ndeshje të Superligës së Zvicrës me Vaduzin, tashmë ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta pranojë ftesën e përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin. Në vend të saj, ai është në pritje të një ftese nga Kosova ose Shqipëria.

Ndërkaq, Krasniqi, i cili në 12 paraqitje me Grasshoppers ka realizuar dy gola dhe dy asistime, nuk duket se është treguar indiferent ndaj interesimit të përzgjedhësit të Shqipërisë, Rolando Maran, ka raportuar media zvicerane në italisht, “tio.ch”.

Ky i fundit udhëtoi fundjavën e kaluar drejt Cyrihut për t'u takuar me futbollistin, në një takim që nga shumëkush cilësohet si vendimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.