Toney ishte banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.
Ai nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave nga publiku për të vazhduar më tej në garë.
Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, Toney ishte ai që përfundoi rrugëtimin e tij, një largim që u konsiderua i papritur.
Ky eliminim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë.
Pas largimit të Toney-t, Benita u pa dukshëm e prekur emocionalisht, teksa nuk i mbajti dot lotët.