KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erling Haaland takohet me Travis Scott, i dhuron fanellën e Norvegjisë

Erling Haaland takohet me Travis Scott, i dhuron fanellën e Norvegjisë

Ylli norvegjez i futbollit, Erling Haaland, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me reperin amerikan Travis Scott, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Në fotografinë e publikuar, Haaland i ka dhuruar artistit një fanellë të firmosur të përfaqësueses së Norvegjisë.

Futbollisti e shoqëroi postimin vetëm me një ’emoji’ kufjesh, pa dhënë më shumë detaje rreth takimit.

Takimi vjen gjatë Kupës së Botës, ku Norvegjia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales pas fitores 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë.

Golin vendimtar e realizoi pikërisht Haaland, i cili shënoi pas një asistimi të Bergut.

Në fazën e ardhshme, Norvegjia do të përballet me Brazil më 5 korrik, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.

Nga ana tjetër, Travis Scott njihet si një tifoz i madh i futbollit.

Ai është parë edhe më herët në ndeshje të UEFA Champions League, ndërsa gjatë këtij Botërori ndoqi edhe sfidën mes Brazilit dhe Marokut, ku pati rastin të takohej me yllin brazilian Neymar. /Telegrafi/

Travis

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.