KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nikollovski: Shkarkimi i Tripunovskit është fitore për bujqit

Nikollovski: Shkarkimi i Tripunovskit është fitore për bujqit

Deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, beson se largimi i ministrit Cvetan Tripunovski është një fitore për bujqit. Siç thuhet në njoftimin e tij, ai thotë se “po largohet njeriu që për dy vjet e çoi bujqësinë e vendit në prag të humnerës”.

“Premtoi kodra dhe lugina, por shkaktoi kaos dhe skandale të panumërta korruptive. Po largohet ministri që i la bujqit me subvencione të papaguara, pa sistem aplikimi, programe të anuluara, thirrje të anuluara për modernizimin e bujqësisë dhe çmime të mjerueshme blerjeje.

Për disa shumë shpejt, për disa shumë vonë, mandati i njeriut që, në vend që të punonte për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së bujkut, u angazhua në revanshizëm partiak, mobingun dhe eliminimin e të gjithë palëve të interesuara që nuk iu nënshtruan politikave të tij katastrofike, përfundoi. Fatkeqësisht, problemet në bujqësi nuk zhduken bashkë me të, por përkundrazi, ato shtohen çdo ditë.

Lufta për të ndaluar trendet negative që po e gërryejnë sektorin bujqësor vazhdon në ditët në vijim, kur ribalancimi i buxhetit do të jetë në rend të ditës në Kuvend”, shkruan Nikollovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.