KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Franca thyen historinë e Kupës së Botës, askush nuk e kishte arritur më parë këtë rekord

Franca thyen historinë e Kupës së Botës, askush nuk e kishte arritur më parë këtë rekord

Kombëtarja e Francës mposhtën Suedinë me rezultat 3-0 në 1/16-tën e finales, ndërsa Kylian Mbappe shkëlqeu me dy gola dhe vendosi një rekord historik në Kupën e Botës.

Franca vazhdon marshimin bindës në Kupën e Botës 2026, pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales me një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, ishte protagonisti absolut i takimit duke realizuar dy gola, ndërsa Bradley Barcola vulosi triumfin me golin tjetër, në një ndeshje ku francezët dominuan nga fillimi deri në fund.

Përveç kualifikimit, “Les Bleus” vendosën edhe një rekord historik. Me suksesin ndaj Suedisë, Franca u bë kombëtarja e parë në historinë e Kupës së Botës që regjistron shtatë fitore radhazi ndaj përfaqësueseve evropiane.

Seria mbresëlënëse nisi në Botërorin e vitit 2018 me fitoret 1-0 ndaj Belgjikës dhe 4-2 ndaj Kroacisë, vazhdoi në Katar më 2022 me triumfet kundër Danimarkës (2-1), Polonisë (3-1) dhe Anglisë (2-1), ndërsa në edicionin e vitit 2026 francezët kanë mposhtur Norvegjinë me rezultat 4-1 dhe tani edhe Suedinë me shifrat 3-0.

Forma e jashtëzakonshme e Francës dhe lideri i saj Mbappe konfirmojnë se skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps mbetet një nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.