KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rekord i ri në Zvicër: Shoferët kaluan mbi 68,000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025

Rekord i ri në Zvicër: Shoferët kaluan mbi 68,000 orë në kolonë në autostrada gjatë vitit 2025

Rrugët e Zvicrës janë gjithnjë e më shumë të ngarkuara.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA), viti 2025 shënoi një rekord historik: shoferët humbën rreth 68’000 orë si pasojë e autostradave dhe rrugëve nacionale të bllokuara nga kolonat.

Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme.

Shkak i kolonave nuk janë punimet apo aksidentet. Sipas autoriteteve, mbi 85 për qind e orëve të kaluara në kolona shkaktohen nga e ashtuquajtura mbingarkesë e trafikut – thjesht ka shumë automjete në të njëjtën kohë për kapacitetin ekzistues të rrugëve.

Pikat më kritike mbeten akset rreth Zürichut dhe rajonit të Gjenevës, tuneli i Gotthardit dhe segmente të ndryshme të autostradës A1.

Kolonat nuk u marrin shoferëve vetëm kohë – ato i kushtojnë ekonomisë zvicerane miliarda franga në vit nga humbja e produktivitetit dhe vonesat në transportin e mallrave.

Shifrat e vitit 2025 pritet të ringjallin debatin politik për zgjerimin e autostradave dhe projektet e mëdha të infrastrukturës, me të cilat qeveria kërkon të gjejë ekuilibrin mes ndërtimit të rrugëve të reja dhe forcimit të rrjetit hekurudhor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.