KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Moti i ligë shkakton dëme në Gjakovë, rrëzohen drunj dhe dëmtohen shtylla elektrike në Gërgoc e Cërmjan

Moti i ligë shkakton dëme në Gjakovë, rrëzohen drunj dhe dëmtohen shtylla elektrike në Gërgoc e Cërmjan

Moti i ligë që ka përfshirë rajonin e Gjakovës ka shkaktuar dëme materiale në disa zona, ku janë raportuar raste të rrëzimit të drunjëve dhe dëmtimit të shtyllave elektrike.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se, sipas informacioneve të para nga terreni, incidentet janë regjistruar në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan.

Ajo ka njoftuar se njësitë relevante të Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar asistencën e nevojshme.

“Sipas informacioneve të para nga terreni, si pasojë e motit të lig, në fshatrat Gergoc dhe Cërmjan janë raportuar disa raste të rrëzimit të drunjëve dhe dëmtim të shtyllave elektrike. Njesitë relevante të Policisë janë përgjigjur në ato vendngjarje, janë njoftuar shërbimet emergjente komunale dhe në bashkëpunim për momentin rrugët në atë zonë janë të qarkullueshme.”, ka njoftuar Krasniqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.