LG Electronics ka prezantuar linjën e re të televizorëve për vitin 2026, duke sjellë përmirësime të dukshme në cilësinë e figurës, inteligjencën artificiale dhe përvojën e përdoruesit.
Për 13 vite me radhë, LG është lider global në teknologjinë OLED dhe vazhdon të vendosë standarde të reja në ketë teknologji.
Modelet e reja të televizorëve LG OLED, të listuara në vijim, mund t’i gjeni së shpejti në të gjitha dyqanet e Neptun-it në Kosovë.
- 1.LG OLED evo W6 Wallpaper TV
Modeli më i avancuar i serisë, LG OLED evo W6 Wallpaper TV, kombinon dizajnin ultra të hollë me teknologjinë True Wireless, duke mundësuar transmetimin pa tela të videos dhe audios 4K përmes Zero Connect Box, i cili mund të vendoset deri në 10 metra larg televizorit.
Falë teknologjisë së re Hyper Radiant Color Technology dhe Brightness Booster Ultra, W6 arrin ndriçim deri në 3.9 herë më të lartë se OLED-et konvencionale, duke ruajtur njëkohësisht të zezën perfekte dhe duke reduktuar reflektimet edhe në ambiente ku ka shumë dritë.
- 2.LG OLED evo G6 dhe C6
Modelet premium G6 dhe C6 vijnë po ashtu me përmirësime të dukshme në ndriçim, kontrast dhe përpunimin e figurës falë procesorit të ri α (Alpha) 11 AI Processor Gen3. Procesori përdor një Dual AI Engine, i cili përmirëson detajet, redukton zhurmën dhe ruan teksturat natyrale për një përvojë më të vertetë shikimi.
Të dy modelet mbështesin gjithashtu Dolby Vision, Dolby Atmos dhe Filmmaker Mode, duke ofruar një eksperiencë kinematografike në shtëpi.
Për entuziastët e lojërave, seria OLED 2026 mbështet rezolucion 4K me rifreskim deri në 165Hz, NVIDIA G-SYNC Compatible, AMD FreeSync Premium, kohë reagimi 0.1 ms dhe certifikimin e ri VESA DSC.
- 3.LG Micro RGB evo
Risi tjetër është LG Micro RGB evo, televizori më i avancuar LCD i kompanisë deri më sot dhe fitues i CES 2026 Innovation Award. Duke përdorur LED RGB individualë dhe teknologjinë Micro RGB, ky model ofron kontroll shumë të saktë të ndriçimit dhe ngjyrave.
I pajisur me të njëjtin procesor α11 AI Processor Gen3, Micro RGB evo përdor teknologjinë RGB Primary Color Ultra dhe Micro Dimming Ultra, duke ofruar kështu kontrast të lartë dhe riprodhim shumë të saktë të ngjyrave. Modeli është certifikuar nga Intertek për mbulim 100% të gamës së ngjyrave BT.2020, DCI-P3 dhe Adobe RGB, duke e bërë të përshtatshëm si për argëtim, ashtu edhe për krijim profesional të përmbajtjes.
Të gjitha modelet e reja integrojnë platformën më të fundit webOS, me funksione të avancuara të inteligjencës artificiale si Voice ID, profile të personalizuara për secilin përdorues, AI Concierge, AI Search dhe AI Chatbot. Platforma mbështetet gjithashtu nga sistemi i ri LG Shield, i cili forcon mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përdorimit të funksioneve të AI.
Linja e re e televizorëve LG për vitin 2026 pritet të dalë në treg gjatë muajve në vijim, ndërsa disponueshmëria do të ndryshojë sipas rajonit dhe tregut. Me modelet e reja OLED evo dhe Micro RGB evo, LG synon të vendosë një standard të ri në cilësinë e figurës, performancën inteligjente dhe përvojën e argëtimit në shtëpi.
