KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Cara Delevingne zbulon detaje për lidhjen me Amber Heard

Cara Delevingne zbulon detaje për lidhjen me Amber Heard

Cara Delevingne ka folur hapur në një podcast për marrëdhënien e saj të dikurshme me aktoren Amber Heard, duke sqaruar thashethemet që i kanë lidhur të dyja gjatë periudhës së divorcit të Heard nga Johnny Depp.

Delevingne tha se ajo dhe Heard kanë qenë për një kohë të gjatë shumë të afërta dhe kanë pasur një marrëdhënie romantike pas përfundimit të martesës së Heard me Depp.

Ajo theksoi se gjatë periudhës së xhirimeve të filmit “London Fields” nuk kishte asgjë mes tyre, por më vonë, pas divorcit, marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër nivel.

Cara dhe Amber

Në intervistë, ajo përmendi gjithashtu se Heard ka pasur edhe lidhje të tjera në atë periudhë, përfshirë edhe me biznesmenin Elon Musk, duke sqaruar se jeta e saj personale ka qenë komplekse dhe e shumë-anshme gjatë asaj kohe.

Delevingne foli edhe për presionet që ka përjetuar në karrierë dhe në jetën personale, duke përfshirë komentet e ish-producentit Harvey Weinstein, i cili i kishte bërë presion në lidhje me seksualitetin e saj dhe imazhin publik.

Ajo tregoi se e ka kuptuar orientimin seksual që në moshë të re dhe sot është e hapur dhe krenare për identitetin e saj, duke theksuar rëndësinë e pranimit të vetes dhe të jetuarit lirshëm pa frikë nga gjykimi i të tjerëve.

Kështu, Cara ka hedhur më shumë dritë mbi një periudhë të komplikuar të jetës së saj personale dhe lidhjen me Amber pas divorcit të kësaj të fundit. /Telegrafi/

Cara dhe Amber

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.