Close Menu
    What's Hot

    Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë

    December 20, 2025

    E kritikoi Bia Khalifa-n, Olta Gixhari ia kujton Ludos fotot me Kim Kardashian

    December 20, 2025

    Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë
    • E kritikoi Bia Khalifa-n, Olta Gixhari ia kujton Ludos fotot me Kim Kardashian
    • Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit
    • Truke të thjeshta për një shtëpi më të ngrohtë: Si ta ngrohni ambientin deri në 10°C pa ndezur ngrohjen
    • Super gripi H3N2 po përhapet si cunami – çka e bën ndryshe nga gripi i zakonshëm
    • Konjufca: Me Vetëvendosjen edhe për 4 vite për siguri e begati
    • Arrestohet në Vushtrri personi i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë
    • Simulimi i përhapjes së gripit të shpendëve midis njerëzve – si do të fillonte një pandemi
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, December 20
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Energji

    Paralajmërohen reduktime të energjisë para dimrit, ekspertët fajësojnë mungesën e investimeve

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Energji 2 Mins Read
    Paralajmërohen reduktime të energjisë para dimrit, ekspertët fajësojnë mungesën e investimeve
    Paralajmërohen reduktime të energjisë para dimrit, ekspertët fajësojnë mungesën e investimeve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duke njoftuar se më 17 Dhjetor piku i konsumit të rrymës ka arritur në 1468 megavatë/orë, KOSTT-i paralajmëroi mundësinë e reduktimeve dhe kërkoi nga qytetarët që të kursejnë. Kjo situatë, nga njohës të sektorit, vlerësohet është pasojë e mungesës së investimeve në rrjet dhe në kapacitete prodhuese.

    Pak ditë pa nisur stina e dimrit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT paralajmëroi mundësinë e “reduktimeve” në furnizimin me energji elektrike, duke thënë se diçka e tillë mund të imponohet nga mbingarkesa.

    Teksa njoftoi se konsumi i rrymës ka shënuar rritje prej 14.33% dhe se piku veçse ka arritur në 1468 megavatë/orë, KOSTT-i kërkoi nga qytetarët që të “kursejnë dhe zhvendosin konsumin” në orë tjera, përtej intervaleve 16-20 dhe 22-23.

    Këtë situatë dhe mundësinë e rëndimit të saj, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj e lidhi me mos-përmbushjen e obligimeve nga operatorët e licencuar në sektorin e energjisë.

    “Kjo ka ardhur si pasojë e investimeve jo të bollshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si atë në domenin e KOSTT-it ashtu dhe atë të KEDS-it”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

    Teksa në këtë kontekst përmendi edhe mungesën e investimeve për kapacitet të reja prodhuese të rrymës, Mulaj tha se pasojat e dështimit të akterëve rregullues i vuajnë qytetarët.

    “Ndoshta për mungesë të kapacitetit, ndoshta për jo-profesionalizëm, ose në raste të caktuara edhe për favorizim të operatorëve në treg, realisht kanë krijuar një lloj problematike të jashtëzakonshme, që qytetarët, konsumatorët në Kosovë sot, edhe nuk kanë energji të bollshme, edhe cilësia e energjisë nuk është e ajo që kërkohet, por edhe fatura ju vjen shumë e lartë”, ka thënë – Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

    Pos njoftimeve për ndërprerje në emër të punimeve në rrjet, në 12 zona në rajonet Prishtinë, Prizren, Gjakovë e Ferizaj, KEDS-i nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit. Përgjigje lidhur me furnizimin nuk dha as KESCO./Tv Dukagjini/

    – YouTube youtu.be

    LEXO GJITHASHTU

    Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë

    December 20, 2025

    E kritikoi Bia Khalifa-n, Olta Gixhari ia kujton Ludos fotot me Kim Kardashian

    December 20, 2025

    Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit

    December 20, 2025

    Truke të thjeshta për një shtëpi më të ngrohtë: Si ta ngrohni ambientin deri në 10°C pa ndezur ngrohjen

    December 20, 2025
    TË TJERA

    Super gripi H3N2 po përhapet si cunami – çka e bën ndryshe nga gripi i zakonshëm

    December 20, 2025

    Konjufca: Me Vetëvendosjen edhe për 4 vite për siguri e begati

    December 20, 2025

    Arrestohet në Vushtrri personi i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.