KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Shqipëria

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Shqipëria

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga sot (e martw) ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

Kjo përballje e shumëpritur do të zhvillohet më 2 korrik, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00.

Për herë të parë, FBK do të realizojë shitjen e biletave në formën online për ndeshjet e Kosovës përmes platformës KickTick, duke u mundësuar tifozëve një proces më të lehtë dhe më të shpejtë të blerjes së biletave.

Biletat janë tashmë në dispozicion dhe mund të sigurohen përmes KickTick, me çmim prej 4 euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës ftoi të gjithë dashamirët e basketbollit që të jenë pjesë e kësaj sfide të veçantë ndërmjet dy përfaqësueseve dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj drejt kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

https://tickets.kick-tick.com/event/kosova-vs-shqiperia/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.