Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 30 qershor 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është rritur për një cent krahasuar me ditën e kaluar, duke arritur në 1.38 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.35 euro për litër, ndërsa ai i gazit është 0.68 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme. Gjithashtu, qytetarët që hasin parregullsi mund të paraqesin ankesat e tyre në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/
