KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike, dyshohet për hakerë të lidhur me Kinën

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike, dyshohet për hakerë të lidhur me Kinën

Të dhënat qeveritare britanike anë vjedhur në një sulm kibernetik, megjithëse zyrtarët besojnë se rreziku për individët është “i ulët”, sipas Ministrit të Tregtisë, Chris Bryant.

Kuptohet që këto të dhëna kanë qenë në sisteme të operuara në emër të Ministrisë së Brendshme nga Ministria e Jashtme, stafi i së cilës zbuloi incidentin.

Dhe dyshohet se një grup i lidhur me Kinën qëndron pas sulmit.

Bryant tha se hetimet po vazhdojnë.

“Ne mendojmë se është një rrezik mjaft i ulët që individët të jenë kompromentuar ose prekur”, shtoi ai.

The Sun ka raportuar se incidenti ndodhi në tetor.

Agjencitë e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar për rritjen e spiunazhit në shkallë të gjerë nga Kina, duke përdorur mjete kibernetike dhe mjete të tjera, si dhe duke synuar informacionin komercial dhe politik.

Agjencia kibernetike GCHQ tha vitin e kaluar se po i kushtonte më shumë burime luftës kundër kërcënimeve nga Kina sesa çdo komb tjetër.

“Objektet qeveritare do të jenë gjithmonë potencialisht në shënjestër”, tha Bryant.

“Po punojmë për të kuptuar pasojat e kësaj situate”, shtoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.