KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, kreu i FSK-së takon homologun nga Lituania

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, kreu i FSK-së takon homologun nga Lituania

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, Gjeneral Raimundas Vaikšnoras, i cili është duke realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Fillimisht, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Vaikšnoras dhe e falënderoi për vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe e vlerësoi lartë kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR.

Gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.

Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes.

Në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.