Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara kanë “investuar shumë kohë” në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ka një arsye pse kjo luftë nuk ka mbaruar”, tha Rubio.
“Nuk është lufta jonë”, shtoi ai.
“Na është thënë… se ka vetëm një komb në tokë që mund të flasë me të dyja palët. Ato janë Shtetet e Bashkuara”, vazhdoi Sekretari.
Në fund të fundit, ai tha se bëhet fjalë për negociata dhe për të përcaktuar se me çfarë “mund të jetojë Ukraina dhe me çfarë mund të jetojë Rusia”.
Por ai thotë se asnjëra palë nuk duket se do të dorëzohet së shpejti dhe “në fund, vendimi do të varet nga Ukraina dhe Rusia”. /Telegrafi/