Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte.
“VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim. Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare”, shprehet Taravari.
Taravari shton se si VLEN kanë premtuar se do të sjellin zë në Qeveri, por, kjo parti u bë hije e vendimeve të të tjerëve.
“Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve”, shkruan në fund Taravari./Telegrafi/
LEXO:
- Demi Lovato shijon pushimet në Bahamas, mahnit fansat me bikini të kuqe
- Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve
- Aksion për mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe vlefshmërisë së peshoreve në furrat e Kosovës
- Mbyll përkohësisht rrugën “Xhevë Lladrovci” në Ferizaj
- Gjoba 200 euro për personin që hodhi mbeturina në rrugën Muçivërc–Krenidell në Kamenicë
- Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 53 të pandehurve të akuzuar për Krime Lufte kundër popullsisë civile
- Drenasi përfiton mbi 3 milionë euro për Banimin Social Adekuat
- Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in
