Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas AS, drejtuesit e klubit po planifikojnë një shitje të madhe lojtarësh përpara se të bëjnë përforcime të tjera në skuadër.
Francezi 23-vjeçar konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar. Raportohet se Real Madridi synon të arkëtojë të paktën 60 milionë euro nga shitja e Camavingas.
Për mesfushorin interesohen disa klube nga Anglia, Italia dhe Franca, ndërsa mes pretendentëve përmenden Interi dhe PSG.
Sipas informacioneve të publikuara, vetë lojtari dëshiron të vazhdojë karrierën te Real Madridi.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij do të varet nga qëndrimi i trajnerit të ri, Jose Mourinho.
Aktualisht, Camavinga ndodhet me pushime. Ai pritet t’i rikthehet stërvitjeve me skuadrën më 13 korrik, pasi fillimisht t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Pas një bisede personale me Mourinhon, pritet të bëhet më e qartë nëse mesfushori do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të klubit./Telegrafi/
