KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pal Lekaj premton investime kapitale në Dukagjin pas zgjedhjeve

Pal Lekaj premton investime kapitale në Dukagjin pas zgjedhjeve

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka premtuar rikthimin e projekteve të mëdha dhe investimeve kapitale në Rrafshin e Dukagjinit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në rast të qeverisjes së Aleancës dhe me Ramush Haradinajn si Kryeministër.

Lekaj ka theksuar se banorët e Dukagjinit e dinë se kush punon për ta dhe se Aleanca ka qenë gjithmonë pranë tyre, duke mbështetur zhvillimin e rajonit dhe duke realizuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të mbështesin Aleancën, duke e konsideruar këtë si garanci për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime të reja në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.