Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka theksuar nevojën për një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në meritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetin social amerikan X pas pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, Mucunski tha se diskutimet u përqendruan në të ardhmen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Ai theksoi se integrimi gradual mund të jetë një instrument i vlefshëm vetëm nëse shërben si urë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe jo si një “dhomë pritjeje e përhershme” për vendet aspirante.
Mucunski riafirmoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e reformave dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Sipas kryediplomatit maqedonas, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përbën një interes të përbashkët strategjik që kontribuon në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës.
“Momenti për zgjerimin është këtu. Varet nga të gjithë ne që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Mucunski.
LEXO:
- Hungaria në rrugën e duhur për të zhbllokuar 10 miliardë euro fonde të BE-së para afatit të reformës në gusht
- Dasma e Danny Ciprianit dhe AnnaLynne McCord bëhet temë diskutimi – të ftuarit u kërkuan të paguanin shpenzimet
- Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
- E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
- Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
- Macja me 29 gishta thyen rekordin botëror
- Trump kërcënon me dyfishim të tarifave për veturat kanadeze në 50 për qind
- Këngëtari Bejta në qendër të vëmendjes, shfaqet pranë një vajze misterioze
