KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Efekti Neymar”- Rritje e regjistrimeve të emrit në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

“Efekti Neymar”- Rritje e regjistrimeve të emrit në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

Thirrja e fundit e Neymarit për Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar një valë të pazakontë në Brazil, ku disa familje kanë zgjedhur ta nderojnë sulmuesin duke i vendosur emrin e tij fëmijëve të tyre të porsalindur.

Sipas të dhënave të publikuara nga g1 dhe të bazuara në regjistrat e Shoqatës së Regjistruesve Civilë të Shtetit të Sao Paulos (Arpen), vetëm menjëherë pas publikimit të listës zyrtare të Brazilit më 18 maj, pesë foshnja janë regjistruar me emrin “Neymar” në pesë shtete të ndryshme të vendit, përkatësisht në qytetet Simoesia, Curitiba, Rio de Janeiro, Praia Grande dhe Centenario.

Në total, gjatë vitit 2026 deri tani, në Brazil janë regjistruar 25 fëmijë me emrin Neymar.

Këto pesë regjistrime të ndodhura menjëherë pas thirrjes së tij përfaqësojnë rreth 20% të totalit vjetor, duke treguar ndikimin e menjëhershëm të vendimit të trajnerit dhe jehonës së yllit brazilian.

Të dhënat historike të Arpen tregojnë gjithashtu një trend interesant: përdorimi i emrit Neymar ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të Kupave të Botës pas debutimit të tij profesional.

2010: 186 foshnja të emërtuara Neymar

2014: 157

2018: 67

2022: 40

Në total, nga viti 2022 deri në 2026, janë regjistruar 142 fëmijë me këtë emër në Brazil.

Megjithëse trendi afatgjatë tregon rënie, rikthimi i tij në listën e Brazilit për Botërorin 2026 ka krijuar një “valë emocionale” të re mes tifozëve, duke reflektuar ndikimin e vazhdueshëm të Neymarit si një nga figurat më të njohura të futbollit brazilian edhe jashtë fushës së lojës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.