KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:00 në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.