KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia jep detaje për zjarrin në ndërtesën e banimit në Prishtinë, shtatë persona u lënduan

Policia jep detaje për zjarrin në ndërtesën e banimit në Prishtinë, shtatë persona u lënduan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me zjarrin që përfshiu një objekt banesor në Prishtinë, incident i cili mobilizoi policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 07:26, në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se pas raportimit për zjarrin, të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për të shmangur rrezikun e mundshëm.

Më pas, njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta shuajë zjarrin.

Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre banorë të objektit dhe katër zjarrfikës, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Më herët gjatë ditës, ishte raportuar se zjarri kishte përfshirë katin e sipërm dhe kulmin e një ndërtese banimi në Prishtinë, ndërsa tymi i dendur ishte i dukshëm nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Për arsye sigurie, zona ishte rrethuar nga policia, ndërsa ekipet e emergjencës intervenuan për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.